O Zot kjo nënë shqiptare të prek shpirtin: Rri gjithë ditën lyp për tre euro dhe as bukë…

A t’i mësoj apo të shkoj në xhami për të kërkuar lëmosh, njërën”. Kështu e nis tregimin e saj, Elmaze Uka nga Prishtina, nënë e katër fëmijëve.

Ajo ditën e kalon rrugëve duke kërkuar lëmoshë. Pranë semaforëve, në xhami, e kafiteri, kështu 42 vjeçarja, nuk lë vend pa e “shtrirë” dorën. Ndërsa, në mbrëmje kthehet me më së shumti katër euro. Me vete pothuajse gjithmonë ka djalin e vogël, i cili ende nuk ka mbushur një vjet. Për të po frikësohet se do të së murët nga i ftohti, por edhe nga korona virusi.

Me probleme të mëdha shëndetësore, mjerim të skajshëm, e skamje tash e sa vjet po përballet familja e Agim Ukës nga “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Në një shtrat flenë katër fëmijët, si dhe Elmazja e Agimi. Gjithçka që kanë është një korridor e kjo dhomë, e cila nuk plotëson as kushtet për jetesë.

Në pak këta metra katrorë, muret janë mbuluar nga myku e vlaga, ndërkohë që kundërmon nga era e lagështisë së mureve.

Ushqimin dhe nevojat e tjera bazike, Elmazja dhe Agimi po i sigurojnë me të ardhurat nga ndihma sociale prej 130 euro, të cilat nuk po u mjaftojnë as për barna.

“Katër euro, dy euro, tri euro edhe jam kthyer në shtëpi. Nuk të jepnin se thonin pandemia. Tani tri euro, dy euro, ashtu më së shumti. Tërë ditën për dy euro kam qëndruar paramendo. Kam dal në ora 10, në 6 në mbrëmje jam kthye. Për dy euro tërë ditën i kam mbledhur dhe jam kthye në shtëpi. Më është lodh edhe djali pa fjet, pa pi, pa ngrën, pa asgjë. Për dy euro tërë ditën kam qëndruar. Atë ditë nuk do ta harroj kurrë, kam me vdek ur e nuk do ta harroj atë ditë. Çka më ka erdhi inati, plasa t’u qajt vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *