Deputeti i AAK’së pas ndalimit të veteranit të UÇK’së i shkruan letër Edi Ramës

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luf tëtarit Murtez Kastrati.

Syla i ka shkruar letër Kryeministrit Rama duke thënë se ar restimi i Kastratit me fletar rest të Serbisë është skandal.

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u ar restua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletar resti i lëshuar nga Serbia.Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luf tuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletar reste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” – ka shkruar Syla në Facebook.

Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar nga policia shqiptare bazuar në një fletëar rest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luf tën Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *