Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK’së

Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “ar restimi me urdhër të Beogradit i ish lu ftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe lu ftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.

Murtez Kastrati është liruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me Gent Cakajn.

Një akt tjetër antikombëtar!

Ar restimi me urdhër të Beogradit i ish lu ftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe lu ftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *